Emiliano Sala u kthye nga Anglia në Francë për të përshëndetur shokët e skuadrës sepse do të vijonte karrierën te Cardiff, të cilët e blen për 20 milionë euro nga Nantes.
Ngjarja dhe dita e tretë e operacionit kërkim-shpëtimi!
Për sulmuesin do të ishte një udhëtim i dytë drejt Cardiff, i cili rezultoi në një tragjedi të vërtetë. Sot, është dita e tretë e kërkimeve të avionit me të cilin ai dhe piloti David Ibbotson po udhëtonin drejt Anglisë. Prej tre ditësh të zhdukur, shpresat gjithmonë veniten për t’i gjetur të gjallë, por deri tani akoma nuk është gjetur një copë e avionit.

Shkaqet e zhdukjes mbetet akoma enigmatike. Sot, në Angli kanë ngritur një hipotezë se në bishtin e avionit ka patur akull dhe borë, e cila ka shkaktuar lëkundjen dhe dridhjet e forta të avionit, fakt që u konfirmua edhe nga audio-mesazhi që vetë lojtari iu kishte dërguar shokëve gjatë fluturimit.
Kushtet teknike të avionit dhe misteri i pilotit të dytë!
Një dyshim i fortë është për sigurinë që ofronte avioni që do të kryhej udhëtimi. Piloti Ibbotson e kishte shprehur hapur në një koment në Facebook se nuk i punonte sistemi “ILS”, sistem që e koordinon gjatë uljes në pistë.

Dave Henderson, 60 vjeç
Gjatë ditës së sotme u zbulua se në aeroport kanë kaluar tre persona për të shkuar tek avioni. Lojtari Sala dhe dy pilotë, bashkë me David ka qenë edhe piloti Dave Henderson, i cili ka eksperiencë të madhe të fluturimit me avionë privatë. Por, ai është kthyer mbrapsht duke mos shkuar me atë avion dhe kur mediet njoftuan se ai mund të ishte viktima e tretë, ai u përgjigj me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte gjallë.
Gjithsesi mbeten të paqarta arsyet se pse ai nuk fluturoi në atë avion, pse u kthye mbrapsht kur e kaloi kontrollin e aeroportit, si dhe pse la një pilot pa eksperiencë dhe nuk shkoi vetë për të drejtuar mjetin? Të gjitha këtyre pyetjeve Henderson do iu japë përgjigje para policisë.
Lloji i avionit dhe statistika e tij e zezë e aksidenteve:
Avioni me të cilin do të kryhej fluturime ishte modeli Piper, i kategorisë Malibu PA-46-310P. Një avion i njohur për aksidentet e tij të shumta. Plot 160 avionë të tillë janë rrëzuar që nga krijimi i tyre.

Avioni u zhduk nga radarët pranë ishujve në kanalin mes Anglisë dhe Francës. Mësohet se avioni ka qenë duke fluturuar në lartësinë 1500 metra, aq sa është rregullorja për këta mjete fluturues.
Më pas, piloti Ibboston kishte kërkuar leje në kullën e vrojtimin për të fluturuar në 700 metra dhe i ishte miratuar për të fluturuar në atë lartësi. Që nga ky moment asgjë nuk dihet më për avionin dhe dy pasagjerët.
Deri tani shumë pista kanë dalë rreth rrëzimit ose uljes së avionit.
1. Ata janë ulur diku, por nuk kanë ende kontakt.
2. Janë ulur në ujë dhe ia kanë dalë mbanë të ngjiten në një gomone shpëtimi që ishte në avion.
3. Avioni nuk është përplasur direkt me ujin sepse deri tani do të ishte gjetur ndonjë mbetje.
4. Janë përplasur me ujin dhe avioni është shpërbërë







