Spanjolli

Emery shpreson në riaftësimin e njërit prej mbrojtësve para ndeshje me Liverpoolin

Trajneri i Arsenalit, Unay Emery shpreson të marrë lajme pozitive nga lojtarët e lënduar në prag të super përballjes me Liverpoolin.

Gjendja e Nacho Monreal dhe Sead Kolasinac do të vlerësohet pas lëndimeve që kanë pësuar në kofshë, ndërsa edhe Bellerin e Sokratis do të monitorohen për të parë nëse do të jenë të gatshëm për takimin e sotëm në “Emirates”.

Emery i arsyetoi lëndimet e shumta me faktin se “The Gunners” kanë zhvilluar shumë ndeshje teksa do të pres deri në fund për të kuptuar situatën në krahë të mbrojtjes, me Granit Xhakën që në ndeshjet e fundit është aktivizuar në atë pozitë.

Sidoqoftë me Elneyn e lënduar dhe Guendouzi i pezulluar, Xhaka pritet të rikthehet në pozitën e tij të preferuar, në mesfushë.

Emery tha se duhet të luajnë si kolektiv për të mposhtur Liverpoolin dhe për t’i dhënë fund serisë negative prej 6 ndeshjeve pa fitore ndaj “The Reds”.

“Ata kanë lojtarë individual por janë të mirë edhe si kolektiv. Duhet t’i ndalojmë duke e bërë punën e tyre për 90 minuta. Liverpooli e nis lojën nga portieri për të vazhduar me fazat tjera të fushës. Na duhet një ndeshje e madhe në aspektin individual të dueleve, gjitashtu edhe taktikisht duhet të jemi së bashku për t’i imponuar atyre stilin tonë të lojës”, u shpreh Emery.

Super sfida Arsenal-Liverpool zhvillohet sot prej orës 18:30.