Unay Emery nuk është i interesuar në idenë se Arsenali mund të konkurrojë për titull këtë sezon pas 7 fitoreve rradhazi në Premier League.

Me triumfin e mbrëmshëm 3-1 përballë Leicesterit, “The Gunners” e kanë çuar në 10-të serinë e fitoreve në të gjitha kompeticionet teksa ndodhën në pozitën e 4-të në Premier League.

Kjo formë e mirë e Arsenalit ka entuziazmuar kampin londinez që shpresojnë të rikthehen kampion në ishull pas më shumë një dekade, megjithatë trajneri Emery ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Duhet të jemi të qetë. Për ne ishte shumë e rëndësishme ta mposhtim Leicesterin sepse ata janë prapa nesh por shumë afër. Ne gjithashtu shikojmë skuadra si City, Liverpool dhe Chelsea. Krijuam mundësi të mira por 30 minutat e para ndaj Leicesterit ishin të vështira”, tha Emery.

Mesut Ozil ishte krucial në fitorën e Arsenalit kundër “The Foxes” me një gol dhe një asist duke i shpërblyer besimin e trajnerit spanjoll që e emëroi kapiten në sfidën e mbrëmshme.

“Besoj se kemi shumë lojtarë me kualitetin e tij. Ne kemi shumë kapitenë, Ozil mund ta luajë secilën ndeshje me atë përkushtim, e pati apo jo shiritin e kapitenit”, përfundoi Emery.