Emery pranë shkarkimit, Arsenali afër akordit me Allegrin

Unai Emery i ka të numëruara orët në stolin e Arsenalit.

Trajneri spanjoll shumë shpejt pritet të shkarkohet nga detyra pasi rezultatet në ndeshjet e fundit kanë qenë vërtetë katastrofike për topçinjtë.

5 ndeshje pa fitore në Premier League janë vërtetë shumë për një skuadër si Arsenali për më tepër që skuadra e Emery e sheh veten plot 8 pikë larg Chelseat të vendit të 4-të, pozicioni i fundit që të kualifikon në Champions League.

Për këtë arsye në orët e ardhshme drejtuesit e klubit londinez pritet të marrin vendimin për të larguar trajnerin aktual Emery, pasi sipas mediave angleze Arsenali e ka gjetur edhe pasuesin e spanjollit.

Ai është një italian i cili fitoi 5 tituj kampion rresht me Juventusin. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin i cili ka rënë parimisht dakort për t’u ulur në stolin e topçinjëve.