Trajneri

Emery i lumtur me fitoren, i premton tifozëve transfere në janar

Gunners ju kthyen fitoreve pas humbjes së thellë kundër Liverpoolit duke lënë përpara Chelsean më vetëm dy pikë në vendin e katër në Premier Ligë.

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ndien që skuadra e tij e meritoi fitoren 4-1 kundër Fulham sonte, pavarësisht se kishte disa momente nervash në fitoren e parë në Vitin e Ri në Emirates Stadium.

Gunners janë kundërpërgjigjur kështu shumë mirë pas humbjes 5-1 në Liverpool të shtunën e kaluar, duke ju ofruar Chelsea në vetëm dy pikë derisa ata po luftojnë për vendin e katër në Premier Ligë.

Ata fituan megjithatë vuajtën nga mysafirët në disa raste, me Ryan Sessegnon që humbi dy mundësi të shkëlqyera për gol para se Granit Xhaka të shënonte gol në minutën e 25-të.

Alexandre Lacazette e dyfishoi epërsinë por skuadra e Claudio Ranierit u kthye në lojë me golin e Aboubakar Kamara pas minutës së 69-të, duke bërë që Arsenal të dridhet paksa derisa shënoi dy gola më vonë.

“Ne dëshëm të fitojmë dhe ky rezultat na jep neve besim”, tha Emery për BBC Sport pas ndeshjes. “Ne vazhduam presionin dhe krijuam shumë mundësi shënimi kështu që jemi të lumtur me lojën”.

“Është normale për tifozët që të kenë dyshime kur rezultati është 2-1, por skuadra vazhdojë punën e tyre dhe luajtën ashtu sikurse e kishim planifikuar këtë ndeshje”.

“Mendoj që ne e merituam këtë rezultat. Ne shënuam me katër lojtarë të ndryshëm dhe ne mund të vazhdojmë që të ndërtojmë këtë karakter me lojtarët tonë”.

Aaron Ramsey konvertoi në gol kthimin nga shtylla të goditjes së Pierre-Emerick Aubameyang për të shënuar për 3-1, përderisa ky i fundit do të shënonte me vonë pas një goditje të devijuar golin e 14 në ligë këtë sezon.

Krejt në fund Emery ka thënë se gjatë këtij afati ai pritet që të transferojë një ose dy lojtarë në Arsenal, sidomos në disa pozita të mbrojtjes ku Arsenai po çalon sivjet më së shumti.

“Nuk është e lehtë, por klubi po punon. Ne po shohim mundësi të ndryshme dhe ndoshta mundemi nëse tregu i transferimit na jep disa mundësi atëherë ne mund të nënshkruajmë me një ose dy lojtarë”, tha ai.