Unai Emery ka thënë se e respekton vendimin e Aaron Ramseyt për të ardhmen e tij, ku spekulimet thonë se uellsiani ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Kontrata e Ramseyt me Arsenalin përfundon në fund të këtij stinori, dhe klubi londinez nuk i ka ofruar ende vazhdim të kontratës.

“Respektoj vendimin e tij, totalisht”, ka thënë trajneri i topçinjve.

“Nuk mund të them shumë në lidhje me situatën. Për ne, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i fokusuar te Arsenali, të tjerat janë pjesë e një vendimi personal të tij. Por jam shumë i lumtur që deri tani vazhdon të jetë me ne”.