Trajneri i Arsenalit, Unay Emery dëshiron që klubi të largojë mesfushorin turko-gjerman, Mesut Ozil para përfundimit të afatit të transferimeve gjatë këtij muaji në mënyrë që të krijohen fonde shtesë për përforcime.
“The Gunners” kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 5 ndeshjet e fundit në fushë mysafire në Premier League, dhe vendimi i Emery për të lënë jashtë skuadrës Ozilin në takimin e fundjavës së kaluar kundër West Hamit, ka ngritur pikëpyetje të reja për të ardhmen ish lojtarit të Real Madridit në “Emirates”.
Arsenali nuk ka arritur të gjejë skuadra të interesuara për shërbimet e 30 vjeçarit, i cili nuk dëshiron të largohet në huazim gjersa edhe paga e tij prej 350 mijë paundëve në javë e ndërlikojnë transferimin diku tjetër.
Emery ka një akord me mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez por klubi katalanas nuk dëshiron të lejojë largimin e futbollistit në huazim duke kërkuar siguri për shitjen përfundimtare, opsion të cilin e ka refuzar klubi londinez.
Ish trajneri i PSG-së përdori arsyetime të ndryshme kur e la jashtë skuadrës Ozilin, duke e lidhur fillimisht me lëndime e duke vazhduar me justifikime se ish lojtari i kombëtares gjermane nuk i përshtatet në aspektin taktik.
Ozil ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar në 2 raste.







