Koalicioni për Familjen mbajti sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

I pari i këtij koalicioni, Eman Rrahmani tha se pavarësisht tendencave që të ndalet fjala e lirë dhe mendimi ndryshe, që në fakt mbron kauzën e familjes tradicionale, atë nuk mund ta ndal asnjë institucion apo parti politike, ngase qytetari i Kosovës ndanë të njëjtin qëndrim me ta, shkruan Ballkani.info.

Rrahmani tha se janë në gjendje që këtë kauzë ta mbrojnë me angazhim edhe deri në vdekje.

“Po e them sinqerisht, që ne jemi në gjendje që ta mbrojmë të drejten e familjes deri në fund, qoftë nevoja edhe me vdek në këtë angazhim”.