Eman Rrahmani

Eman Rrahmani: Nuk do ta votojë asnjë ligj që e prish familjen apo njeriun!

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, nuk ka qenë pjesë e votimit të Projektligjit për Shëndetin Riprodhues.

Arsyeja se përse Rrahmani ka marrë këtë vendim, ka të bëjë me ruajtjen e familjes.

Kështu të paktën tha vet ai, në një intervistë për Ballkani.info.

Përpos këtij projektligji, deputeti i VV-së ka thënë se nuk e ka votuar as Projektligjin për ndryshimin e gjinisë çdo 10 vite, pasi, në mandatin e tij, dëshiron ta ruaj njeriun.

Ndër tjera, Rrahmani ka folur edhe për qeverisjen Kurti 2 për gjatë këtyre tri viteve, për pakënaqësitë e tij si deputet për gjendjen në Kosovë dhe për mundësimin e kalimit në partitë politike që është folur që mund të krijohen nga imamët Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati.

Më poshtë, intervista e plotë: