EMA demanton zyrtarin e vet, mohon se ka gjetur lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe AstraZenecas

Rregullatori Evropian i Barnave ka mohuar se ka gjetur një lidhje të qartë mes vaksinës së AstraZenecas dhe mpiksjes së gjakut, pasi një zyrtar nga agjencia e tha gjatë ditës se kishte lidhje të tillë.

Në një deklaratë për AFP-në, EMA ka thënë të martën se “ende nuk ka arritur në përfundim dhe hetimi po vazhdon”, duke shtuar se të gjeturat do të publikohen të mërkurën ose të enjten.

Shefi i EMA-së për vaksina, Marco Cavaleri për “Il Messaggero”, ka thënë se, “ka lidhje të qartë me vaksinën”, raporton The Guardian. 

Shqetësimet për mpiksjen e gjakut që ka filluar prej javësh të shfaqet te disa persona, ka bërë që disa shtete evropiane të ndërprerjnë përdorimin e vaksinës deri në hetimin e EMA-së.