Elvis Rexhbeçaj realizon ndaj Monchengladbachut VIDEO

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar të shtunën gol në ndeshjen të cilën skuadra e tij, Koln, po e realizon ndaj Borussia Monchengladbachut në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj realizoi në minutën e tretë golin e epërsisë për skuadrën e tij, që në këtë ndeshje po luan si mysafire.

Ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon në Bundesligë.