Elseid Hysaj

Elseid Hysaj gjobitet nga ish-ekipi i tij

Shkodrani Elseid Hysaj është gjobitur nga ish-klubi i tij Napoli.

Hysaj është gjobitur me një shumë prej 40 mijë euro ndërkohë që do të paguaj edhe tarifën e gjyqit të hapur nga Napoli që ka vlerën e 3500 euro. Napoli kishte ngritur një padi për lojtarin e kombëtares sonë për arsye se ai nuk kishte pranuar në vitin 2019 të grumbullohej me ekipin pas humbjes ndaj Salzburg.

De Laurentis, bosi i klubit italian kishte kërkuar që të gjithë lojtarët të qëndronin në një hotel por Hysaj e kishte refuzuar këtë gjë. De Laurentis është revoltuar shumë me shkodranin për arsye se fjala e tij duhej dëgjuar nga të gjithë lojtarët e Napolit./h.ll/abcnews.al