Elmi Reçica i PDK-së: Do të angazhohemi për një Kosovë të zhvilluar dhe ku sundon ligji

Elmi Reçica, i cili është zgjedhur sërish deputet i PDK-së, ka uruar kryesinë e re të partisë (ku do të bëjë pjesë edhe ai).

Ai thotë se bashkërisht do të angazhohen që të mbrojnë dhe të promovojnë politikat e PDK-së në të gjitha format e organizimit dhe të veprimit politik, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të Kosovës.

Postimi i Reçicës:

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme diskutoi për situatën politike në vend, kryetari z. Kadri Veseli mbajti fjalim përkitazi me aktualitetin politik, si dhe është zgjedhur organi ekzekutiv dhe menaxhues i partisë, kryesia e re e PDK-së.

Me këtë rast, uroj të zgjedhurit e kryesisë së re, bashkarisht do të angazhohemi që të mbrojmë dhe të promovojmë politikat e PDK-së në të gjitha format e organizimit dhe të veprimit politik, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të Kosovës si një vend i udhëhequr nga vlerat dhe parimet demokracisë, i bazuar në sundimin e ligjit, në demokracinë kushtetuese dhe parlamentare, i cili garanton të drejtat themelore dhe liritë e qytetarëve, me ekonomi të lirë të tregut, duke respektur e promovuar vlerat tradicionale, morale, historike dhe kombëtare.