Eliminohen nga Konferencë Liga edhe Laçi dhe Teuta

Laçi dhe Teuta janë eliminuar pas Prishtinës nga Europa Ligë. Teuta humbi nga Shamrock Rovers në shtëpi me rezultat 0-2 kurse Laçi humbi nga Anderlecht me rezultat 2-1.

Teuta FC – Shamrock Rovers 0-2

Pas fitores minimale të Shamrock Rovers në Irlandë, irlandezët kanë fituar edhe në Elbasan Arena. Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gaffney. Fillimisht ai shënoi në minutën e 20 të ndeshjes në pjesën e parë kurse e dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 62-të. Me në fund Teuta u eliminua, por paraqitja e saj në Europë la për të dëshiruar këtë sezon.

Andelecht-Laçi 2-1

Njëra prej skuadrave me paraqitjen më të mirë të shqiptarëve në Europë. Të pa fat në short, por Laçi fillimisht e eliminoi Podgoricën e Malit të Zi në rrethin e parë dhe mandej Universitatea Craiova në rrethin e dytë. Në rrethin e tretë ata patën punë të vështirë me skuadrën e njohur të Anderlechtit nga Belgjika ku sonte humbën me rezultat 2-1. Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 32-të nga Amuzu kurse Verschaeren shënoi në të 72-të. Lushkja shënoi për Laçin në minutën e 85, duke ngushtuar kështu epërsinë. Andelecht e fitoi këtë ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5-1.