KQZ

Elezi: KQZ-ja shumë shpejt do t’i kthejë përgjigje kërkesave për peticion për largimin e kryetarëve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po shqyrtohen e-mailat që kanë marrë nga disa qytetarë me kërkesë për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore.

Një grup i serbëve të Kosovës kanë bërë kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.

Elezi ka thënë se shumë shpejt do t’u kthehen përgjigje qytetarëve.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur, të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht”, tha Elezi./KSP