Skuadra e Elches ka siguruar tri pikë në ndeshjen ndaj Cordoba, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga 2 të Spanjës.

Heroi për mysafirët ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 81’të, kurse në minutën e 89’të shënoi golin për tri pikë.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i një lëndimi muskolar dhe u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me këtë fitore, Elche renditet në vendin e parë me 60 pikë dhe është rrugës për t’u rikthyer në LaLiga. /Ballkani.info/

No tengo ni idea de qué decir…

BUT 𝐈 𝐋𝐎𝐕𝐄 𝐘𝐎𝐔 𝐒𝐎 𝐌𝐔𝐂𝐇, ELBA

😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍 pic.twitter.com/oTR0YaKwU0

— Elche Club de Fútbol 🌴💯 (@elchecf) March 30, 2025