Java e 31-të

Elbasan Rashani “ndizet” në fund të sezonit, shënon dy gola në fitoren e Clermontit

Elbasan Rashani ka shënuar dy gola në fitoren e Clermont ndaj Reimsit, në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Gabriel Montpied” përfundoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.

Rashani ishte autor i dy golave të fundit (79’, 90’). Ai sot luajti tërë takimin.

Për sulmuesin kosovar këta dy gola ishin të parët e këtij sezoni në elitën e futbollit francez.

Clermont pas kësaj fitore ka 18 pikë, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.

Gjithsesi, kjo skuadër ka ende matematikisht gjasa për mbijetesë, pasi deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tri xhiro.