Elbasan Rashani e nis me asistim në Ligue 1

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani e ka nisur me asistim aventurën e tij në kampionatin francez.

Në ndeshjen ndaj Bordeaux, sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të.

Vushtrriasi tre minuta më vonë asistoi për golin e shënuar nga Bayo për rezultatin 1:0.

Clermont mori një fitore të madhe në udhëtim te Bordeaux me rezultat 2:0, ku goli i dytë u shënua në minutën e fundit nga Dossou.