El Shaarawy bën ‘Messin’, tallet me mbrojtësit e Interit dhe shënon supergol (VIDEO)

Roma ka arritur të kalojë në avantazh me rezultat 1-0 në ndeshjen kundër Interit, e cila po zhvillohet në “San Siro”, në ndeshjen e javës së 33-të të Seria A.

Në minutën e 14-të të ndeshjes, Stephan El Shaarawy shënoi një gol të mrekullueshëm nga largësia për ta kaluar Romën në avantazh.

“Faraoni” në një moment na kujtoi Lionel Messi pasi bëri gjithçka bukur për të shënuar në hyrje të zonës.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/2w9h3x5DiFlBl4HX5275_20_dfed160445806ef67d433985e5c1a632_video_720p_converted.mp4