‘El Clasico’ Real Madrid – Barcelona, sfidë për një vend në finale

‘El Clasico’ në kufirin mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në prag të një finaleje të re, të cilën vetëm njëri prej tyre do ta arrijë, pas Superkupës së Spanjës në fillim të janarit, të cilën katalanasit e fituan qartazi.

Në prag të kësaj ‘finaleje’, Madridi dhe Barcelona janë përballur 12 herë, me shtatë fitore për madrilenët dhe pesë për katalanasit. Një rivalitet që lindi në vitin 1902, me një duel në Kupën që Barça fitoi (3-1) dhe që kapitullin e fundit e pati në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës 2022, me një fitore të ‘los blancos’ në kohën shtesë.

Duelet në gjysmëfinale mes Madridit dhe Barçës kanë shkaktuar lloj-lloj situatash. Në vitin 1916 , u desh të luheshin dy play-off (njëra prej tyre përfundoi 6-6), pasi në ndeshjen e dytë, Barça u tërhoq nga fusha në shenjë proteste kundër një goli rival. Në vitin 1943, në të njëjtin raund, ishte 11-1 e famshme në favor të Madridit (3-0 për Barcelonën në ndeshjen e parë) që shkaktoi një kataklizëm në futbollin spanjoll dhe ngriti ‘Santiago Bernabeu’ në presidencën e klubit të bardhë.

Ja dhe përbërjet e mundshme të të dyja skuadrave sot: