Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë: Sekuestrohen pamjet filmike të bizneseve, shoqërohen në polici disa persona

66-vjeçari Bujar Sofia u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë Piramidës në Tiranë. Raportohet paraprakisht se ai është qëlluar me dy plumba, teksa po ecte në këmbë i vetëm.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve afër Piramidës në Tiranë ku është vrarë 66-vjeçari Behar Sofia. Pritet që përmes tyre të zbardhet e plotë ngjarja dhe të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit në kryeqytet.