Ekzaltohet Kisha Serbe: Mali i Zi do ta heqë njohjen ndaj shtetit të rremë të Kosovës

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka thënë se është i bindur që Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do ta tërheq njohjen ndaj Kosovës.

Mediat serbe shkruajnë se ai këto deklarata i bëri gjatë një vizite që ka pasur në Malin e Zi

Sipas tij nëse Djukanovic e merr një vendim të tillë, ai do të kthehet në rrugën e drejtë e në vlerat e vërteta.

“Jam i bindur se Gjukanoviq do ta tërheq njohjen për shtetin e rremë të Kosovës dhe do të kthehet tek vlerat e vërteta”, ka thënë Irinej, shkruan N1.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë disa ceremonive kishtare në Budva, organizime në të cilat nuk shkoi Djukanovic.

loading…