Eksperti i Policisë dëgjohet si dëshmitar në gjykimin ku ishte i përfshirë Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Kurti

Në gjykim ndaj ish- zyrtarit të MTI-së, i akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare dëgjohet ekspert për Teknologjinë Informative në Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Policinë e Kosovës, Ardian Krasniqi.

Syla po akuzohet se si udhëheqës i Divizionit për Mbështetje të Bizneseve dhe Zhvillimeve Regjionale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka keqpërdorur informacione zyrtare me qëllim të përfitimit të përparësisë për kompaninë “Management Development Association”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë seancës së të premtes, duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Drita Hajdari, dëshmitari Ardian Krasniqi deklaroi si kujtohet ky rast në bazë të numrave të lëndës, e cila është sjellë një urdhëresë prej prokurorisë së bashku me të cilën ka qenë prova e paketuar prej policisë.

Ai tha se në vendimin e prokurorisë që ishte bashkëngjit provës-Laptopit , kërkesë ka qenë që të nxjerrën mesazhet, fotografit, video-incizimet , email-at, bisedat përmes Chat programeve, databaza, të gjitha dokumentet relevante dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me veprën penale që i vihen të pandehurve në këtë çështje penale.

Sipas tij, kjo kërkesë e prokurorisë ka qenë për ekzaminim të provës që identifikohet si Laptop, ndërsa ka shtuar se Laptopi ka qenë i markës Apple “MacBook Pro”.

Dëshmitari Krasniqi  tha se kanë zbatuar vendimin e prokurorisë dhe për të njëjtën kanë përpiluar edhe raport të shkruar, në të cilën kanë konstatuar që këtë provë nuk mund të ekzaminojmë në mungesë të pajisjeve specifike për leximin dhe krijimin e imazhit.

Tutje, i njëjti tha se ekzaminimin konform urdhëresës së prokurorit nuk ishte bërë për shkak se në laboratorin e tyre nuk kanë pasur pajisje e cila e lexon Hard Disku e Laptopit po ashtu shtoi se nuk është arsye që në këtë Laptop ka qenë një  program ose pse kanë pasur mungesë të programit.

“Nuk kemi pasur pajisje me të cilën e lidhim këtë lloj disku për të marrë imazhin apo kopjen e tij dhe është parim forenzik që të mos punohet direkt në provë por të merret imazhi apo kopja e tij, e ne në atë kohë nuk  e kemi pas këtë pajisje”, tha dëshmitare.

Ndërsa në pyetjen e prokurores që “ne jemi laik në këtë drejtim çfarë disku është ai që ju nuk paskeni pajise për me lexu” , dëshmitari Krasniqi u përgjigje “Disku i takon familjes SSD që ka kuptimin e Solid State Drive, modeli i tij, modeli i diskut është NZ-JP5I20/0A4, me kapacitet prej 512 GB dhe numri serik të cilat janë përshkruar edhe në raport.

Ai ka thënë që Laptopi nuk e ka pas sistemin Linux por sistemi operativ i instaluar ka qenë  “Mac OS X El Capitan” version 10.11.

Dëshmitari Krasniqi deklaroi se nga momenti që e kishte marrë autorizimin çdo veprim forenzikë është bërë nga ana tij në prezencë të tij zyrtarit policor Isaku rreshter Ekrem Ferati, Luan Dalip.

Tutje tha se kishte hapur laptopi, e ka ndezur dhe  ka marrë informacione nga zyrtarët policorë dhe Dalipi se cilët file janë me interes dhe pasi e kam marrë këtë informacion këto të dhëna i ka vendosur në CD gjithashtu e kishte krijuar dhe një kopje për ti analizuar “Hash File-at”, përmes “Hash-it” arrijnë  që ta vërtetojmë sa herë që ndryshon dokumenti nga momenti kur del nga laboratori ynë.

Më tutje, tha se këto veprime teknike që janë marrë  dhe është fikur Laptopi, mbyllet, paketohet, dhe e njëjta me zinxhirë të rruajtjes i dorëzohet policit hetues.

Ndërsa në pyetjen e prokurores se “Për @farë të dhëna është fjala konkretezoni, dëshmitari Krasniqi u përgjigje “ File Excel, Word dhe PDF” ndërsa në pyetjen se “Çka kishte aty? I njëjti tha “Absolut nuk i kam qel dhe nuk i kam shikuar sepse me përmbajtjen e tyre nuk jemi marrë, i njëjti tha se varësisht  nga kërkesa edhe ne veprojmë , Isaku,  Ferati dhe Dalipi kanë kërkuar vetëm të nxirren nga Laptopi këto file”, ndërsa shtoi se  këto file ndodheshin në Desktop.

Dëshmitari Krasniqi tha se komunikimi me Luan Dalipin ka qenë korrekt dhe  që i kujtohet  që ai ka dhënë kontributin e tij për këto file të identifikohen por se ka thënë diçka specifikisht nuk  i kujtohet.

Ai ka shtuar se që Luan Dalipi dhe Zijadin Isaku i kishin treguar se ku ndodheshin file-at  ndërsa për  Ferrati  tha se nuk i kujtohet nëse i kishte treguar.

I njëjti tha se ka të vështirë të më kujtohet në detaje por ajo që  kishte bërë ka qenë e natyrës teknike dhe çdo gjë ka vepruar me pëlqimin  e personave prezent.

Tutje tha se Dalipi së bashku me hetuesin i kanë identifikuar(përzgjedhur) file-at, ndërsa çështjen teknike marrjen e file dhe vendosjen e tyre në CD, pra  kryerjen e pjesës forenzike e kishte bërë ai.

Ndërsa lidhu se si është bërë vendosja e file në CD i njëjti tha se kishte marrë një “CD Ram” të jashtëm dhe e kishte lidhur me Laptop pastaj e kishte marrë një CD zbraztë  e ka futur në “CD Ram”, ku file-at e përzgjedhur i ka kopjuar dhe vendosur në CD.

Ai tha se CD tha së bashku me Laptopin dhe raportin përcjellës ia kishte dorëzuar hetues të rastit me zingjir  të ruajtjes.

Duke marrë në konsideratë fundin e orarit, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi seancën e ka shtyrë për 16 qershor 2022.

Ndryshe, në këtë rast ka qenë i akuzuar edhe Luan Dalipi, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, por që kjo aktakuzë ishte ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 korrik 2017, kishte refuzuar kërkesat e avokatëve mbrojtës të Xhemajl Sylës dhe Luan Dalipit për hudhjen aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Ndaj këtij aktvendimi, avokatët mbrojtës kishin parashtruar ankesa në Gjykatën e Apelit.

Më 25 korrik 2017, Gjykata e Apelit e kishte refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Xhemajl Syla, ndërsa e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të Luan Dalipit me arsyetimin se ndaj Dalipit, nuk ka prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se i njëjti e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Pas kësaj, edhe Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur kundër aktvendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë.

Ndryshe sipas aktakuzës së ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Xhemajl Syla akuzohet se më 5 dhjetor 2018, si person zyrtar, udhëheqës i Divizionit për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimeve regjional në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka keqpërdorur informatën zyrtare me qëllim të përfitimit e përparësisë për kompaninë “Menagment Development Association” (MDA) e cila ka ofertuar në tenderin, sipas projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, në vlerë prej dy milionë euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pasi më 30 prill 2013 ishte publikuar njoftimi për kontratë për tenderin në fjalë, i akuzuari Syla, gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator të vitit 2013, i ka dërguar Luan Dalipit, menaxher në kompaninë MDA, dokumente të brendshme të MTI-së dhe informacione lidhur me kushtet dhe kriteret për tender.

Në bazë të këtyre informatave, vazhdon akuza, Dalipi i kishte ndryshuar pastaj kriteret e kontratës për përzgjedhjen e ekspertëve në këtë projekt, duke e përshtatur në atë mënyrë ofertën e kompanisë se tyre për tenderin në fjalë.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, Xhemajl Syla, si anëtar i komisionit për vlerësim të ofertave në këtë tender, më 24 shtator 2013 kishte nënshkruar deklaratën e paanshmërisë dhe konfidencialitetit, e cila e obligonte që ta ruajë rreptësisht fshehtësinë në lidhje me çdo informatë të marrë si rezultat i përfshirjes së tij në vlerësimin e ofertave në procesin e prokurimit.

Mirëpo, përkundër kësaj në aktakuzë thuhet se Syla në kundërshtim me deklaratën e nënshkruar, ka dërguar tek Luan Dalipi, informacione në lidhje me vlerësimin dhe poentimin e ofertave në këtë proces të prokurimit, duke e njoftuar për përparësitë e kompanisë MDA krahas kompanive tjera konkurruese në këtë tender.

Ai po akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 423, par. 2, lidhur me par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dymbëdhjetë vjet.