LDK

Abdixhiku takon kryetrarët e degëve të LDK-së, flasin për listat zgjedhore, komisionerët dhe vëzhguesit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka takuar kryetarët e degëve të LDK-së.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se gjatë takimit me kryetarët e degëve kanë diskutuar për listat zgjedhore, komisionerët, vëzhguesit si dhe takimet e ardhshme me qytetarët.

“Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Sipas tij “Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”./Ballkani.info/

Postimi i plotë: