Nuk ka arsye që me brengosje të shikohet në ndryshimin e kufijve si mundësi e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Kështu ka thënë hulumtuesi i Shkollës Britanike për Ekonomi dhe Politikë, eksporti për Evropën Juglindore, James Ker Lindsay.

“Nëse pavarësia e njënashme e Kosovës në vitin 2008 nuk e ka brengosur politikën ndërkombëtare dhe nuk ka nxitur konflikt, pse marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej ta brengoste opinionin ndërkombëtar”, ka thënë James Ker Lindsay për tanjug.

Sipas tij, është e kuptueshme që ekziston frika sa i përket çështjes së ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve si zgjidhje e mundshme, por, shton ai, ekzistojnë “argumente të fuqishme” të cilët tregojnë në atë se nuk duhet patur frikë nga konflikti si pasojë e një zgjidhjeje të tillë, transmeton Ballkani.info.

Bashkësia ndërkombëtare, shton ai, duhet ta pranojë secilën zgjidhje deri tek e cila arrijnë me marrëveshje Kosova dhe Serbia, kështu edhe shkëmbimin e territorit.

“E di që bëhet fjalë për çështje të konklavitur. Ndodhemi në një situatë të rëndë dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. E di që disa vende po tërheqin njohjen, por nuk duhet besuar se është e mundur që Kosova sërish të bashkohet me Serbinë. Njëkohësisht edhe Prishtina e di se nuk mund të bëhet pjesë e BE-së dhe OKB-së nëse nuk arrin marrëveshje me Serbinë. Mendoj se kjo është thelbësore dhe jep mundësi që të dyja palët të arrijnë marrëveshje”, ka thënë ai. /Ballkani.info/