Ekspertët ndërkombëtarë kërkojnë mbyllja e Universitetit të Mitrovicës

Ekipi i Ekspertëve ndërkombëtar për akreditim, i përbërë nga: Dr. Ansa Prisacriu dhe Oana Sarbu, pas vizitës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë hartuar një raport profesional në lidhje me akreditimin institucional të këtij Universiteti, në të cilin i kanë rekomandur Agjensionit të Kosovës për Akreditim që të mos e akreditojë këtë Universitet, pasi ai nuk i plotëson kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Ky rekomandim i Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtarë, ka evidentuar një varg parregullësish në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, dhe menaxhmenti i tij nuk ka arritur të arsyetojë dhe të mbrojë para tyre kriteret dhe standardet që kërkohen për një institucion të arsimit të lartë.

Në përfundim të Raportit të Ekipit të Ekspertëve Ndërkombëtar thuhet: ”Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është vetëm pjesërisht në përputhje me strandardet e manualit për akreditimi të Agjensionit të Akreditimit të Kosovës. Prandaj, rekomandohet që ky institucion i arsimit të mos akreditohet”.