Eksluzivisht për herë të parë flet Gjina Zeqiri, pas arratisjes nga Kosova e kërkuar me dyshimin për transplant organesh

Gjinekologia Gjina Zeqiri e cila para më shumë se 5 vitesh kërkohej nga organet e drejtësisë me dyshimin se në klinikën e saj ka bërë transplant ilegal të qelizave për realizmin e frytnimit në Kosovë, ka zgjedhur të flasë ekskluzivisht për Ballkani.info.

Rasti i saj ka ngjashmëri të madhe me rastin e Klinikës Gjinekologjke “Behar Kusari” në të cilën ditë më parë policia arrestoi disa persona nën dyshimin se kanë keqpërdorur materialin trashëgues.

Zeqiri thotë e kujton kohën kur i është mbyllur Klinika e saj pak a shumë më dyshime të njëjta.

“Sidoqoftë, pa marrë parasysh se cila është arsyeja, asnjë klinikë e tillë nuk guxon të mbyllet përnjëherë pa paralajmërim, meqë kushedi sa pacientët i kane në procedurë e mbyllja e tillë paraqet krim ndaj pacientave. Pra, ky akt tregon se ne MSH nuk ka kurrfarë profesionalizmi” pohoi Zeqiri.
Gjinekologia ankohet se kolegët e saj në atë kohë nuk e kanë përkrahur atë ndaj akuzave mediale e institucionale.

“Madje, unë nuk jam sikur kolegët e mi që nuk më kanë dalë asnjëherë në mbrojtje, por perkundrazi, kanë ndërhyrë +te gjitha institucionet kundër meje.

Mbyllja e Spitalit Amerikan “Behar Kusari| sipas Zeqirit është montazhe shtetërore.

“Ky mjeku turk që ka punua në American Clinic ka qene mjaft i suksesshëm në IVF dhe kanë pasur shume pacientë, kështu që posa e kam pa atë akt të arrestimit kam besuar se është montim nga i njëjti grup i krimit të organizuar institucional, i cili me ka sulmua edhe mua në vazhdimësi. Por, prapë po e ceki, se pa i ditë akuzat e vërteta të përndjekjes se tyre, nuk mund të jap ndonjë konkluzion profesional definitiv” shtoi Zeqiri.

Ajo shtoi se inspektorati dhe institucionet tjera kompetente kanë bërë diskriminim ndaj saj dhe spitalit nga i cili thotë se ka gëzuar shumë zemra, duke i bërë prindër për herë të parë.

“ Ka një diskriminim të hatashëm dhe aplikim selektiv të ligjit midis mbylljes së spitalit tim dhe të American Clinic. Përderisa punëtorët e mija janë mbajte me muaj në burg e pastaj në arrest shtëpiak, këta janë lirua menjëherë, edhe pse sipas medieve janë të akuzuar për kinse shkelje edhe më të renda” theksoi gjinekologia.

Sipas saj mbyllja e spitalit “ Behar Kusari” dhe spitalit të Zeqirit disa vjet më parë është bërë për motive dhe konflikt interesi në Kosovë, meqë sipas saj këto institucione kanë qenë shumë të suksesshme.
“ Edhe në rastin tim, e edhe atë atij Amerikan Clinic, kemi të bëjmë me shkelje drastike të të drejtave të njeriut dhe të bizneseve. Dhe konsideroj se edhe në rastin tim e edhe në rastin e American Clinic kemi të bëjmë me shkelje drastike të të drejtave të njeriut dhe të bizneseve. Pra, dikush është i interesuar që ta eliminojë konkurrencën në Kosovë dhe të mund të funksionojnë vetëm ato biznese që janë të lidhura ngushte në krim të organizuar me politikën” pohoi ajo.

Gjina habitet se si në rastin e saj, ku i është mbyllur klinika me dyshimin për transplanto qelizat është bërë shumë çështje e madhe si mediale ashtu edhe shoqërorë. Ndërkaq thotë se në rastin për dyshime të ngjashme nuk është vepruar njëjtë edhe me klinikën Amerikac Clinik “ Behar Kusari”
“ Poashtu, mbyllja e bizneseve të mija të dyja herëve ka qenë shumë më spektakolare se sa e American Clinic, ku mua me kane qite në krejt mediet me foto, me emër e mbiemër edhe duke më etiketuar me gjithfarë nofkash si kriminelen më të madhe. Kurse këtyre nuk ua kane përmendur as inicialet” u shpreh Zeqiri.

Gjina Zeqiri është ndjekur për një kohë të gjatë edhe nga shteti. Ajo pati ikur me arsyetimin se veprimet e saj janë të ligjshme. Ndërkaq më poshtë tregon edhe se ku ka shkuar me procedurat gjyqësore deri tashti.

“Kam kryer procedurat e donacionit të qelizave gjinore sipas instruksioneve të zyrtareve kompetentë të MSH-se, të cilët më kane garantua se kurrë me asnjë klinikë në Kosove nuk do te sulmohet për donacion, meqë definitivisht është rregulluar kjo çështje me Udhëzimin Administrativ 06/2013. Andaj unë jam befasuar tej mase kur më kane sulmua prape me 2014 për diçka që ma kane lejua nga MSH-ja. Konkretisht, përgjegjës për shpjegim të këtij ligji ka qene dr Dergut Aliu, atëherë kryetar i Shoqatës për Frytnim të Asistuar, i cili na ka pas thirre në mbledhje të veçantë dhe na e ka pas sqarua nenin 19, pika 3 te Udhëzimit të aprovuar nga MSH-ja, ku sipas tij lejohet kompensimi i donatorëve për analiza, transport, kohen e humbur, stres etj, dhe kjo shumë ka qene e përkufizuar nga MSH-ja apo nga ndonjë institucion tjetër në Kosovë. Përndryshe unë, pas mbylljes se parë të spitalit, nuk i kam krye më kurrë donacionet e qelizave gjinore, përderisa ky përfaqësues i MSH-se nuk me ka pas garantuar se me nuk do te ndodhë te sulmohet ndonjë klinikë për këto procedura. Dhe, përderisa unë i kam pas refuzuar me vite këto procedura, tjerat klinika për IVF i kane pas krye tërë kohën pa asnjë problem, deri tash kur u sulmua edhe American Clinic” është shprehur Zeqiri.

Gjina Zeqiri është larguar nga Kosova që pesë vite pas mbylljes së spitali të saj “Global Hospital”, me dyshimin për keqpërdorim të qelizave. Ajo është arratisur pasi organet e drejtësisë e kërkonin atë me dyshimin për transplant qelizash. /Ballkani.info