EKSKLUZIVE: Rotacion masiv në Policinë e Kosovës. Ja emrat e të larguarve nga pozitat kryesore

Pas shumë vitesh, disa nga personat kryesorë në Policinë e Kosovës do të lëvizin nga pozitat e tyre.

Këto llogariten ndryshimet më të mëdha në Policinë e Kosovës në dhjetë vjetët e fundit të personave që mbanin pozita kryesore.

Ballkani.info e posedon listën e zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës që do t’ju ndryshohen pozitat.

Kështu që drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Prizren, Nexhmi Krasniqi është larguar sot me vendim nga kjo pozitë dhe në vend të tij është emëruar Faton Alija.

Ballkani.info ka kontaktuar me Krasniqin dhe ai e ka konfirmuar largimin nga kjo pozitë.

“I kemi marrë vendimet . Dhe unë do të shkojë në vendin e Faton Aliajt, për çështjen e sigurisë së kufirit në perëndim, në Gjakovë”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Ballkani.info merr vesh se nga pozita e drejtorit rajonal të Prishtinës është larguar Rexhep Sijarina dhe në vend të tij emërohet Fehmi Hoti.

Rexhep Sijarina do të dërgohet drejtor në dy pika kufitare me Maqedoninë, Hani i Elezit dhe Glloboçicë.

Ndërkaq, drejtori për krim të organizuar Agron Nezaj largohet nga ajo pozite dhe në vend të tij emërohet Florie Hajra.

Ahmet Hasi drejtor rajonal në Gjakove largohet nga pozita e drejtorit rajonal dhe në këtë pozitë emërohet Lumni Graishta.

Nga drejtoria rajonal Ferizaj largohet Gazmend Hoxha dhe në vend të tij emërohet Emin Beqiri.

Drejtori i Njësive Speciale të Policisë së Kosovëë, Arbnesh Ajvazi largohet nga kjo pozitë dhe emërohet shef i operativës në Prishtinë.

Ahmet Nuredini drejtor i drejtorisë për inteligjencë në Policinë e Kosovës do të kalojë në Komisionin për Ankesa. /Ballkani.info/