Pas pjesës zyrtare, në Berlin ka nisur darka e përbashkët e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emannuel Macron.
Darka ka nisur pas mbledhjes zyrtare, në të cilën temë kryesore ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.
Në fjalimet e tyre, liderët kosovarë, Thaçi dhe Haradinaj kanë kërkuar nga Serbia njohën e Kosovë dhe vazhdimin e dialogut pa kushte.
Burime të Ballkani.net brenda takimit kanë thënë ekskluzivisht se në vendin e pritjes të liderëve është zhvilluar njëfarë “shuttle-diplomacy” (vatje-ardhje) e liderëve evropianë.
“Mirëpo, kryeministri Haradinaj nuk kë lëvizur nga qëndrimi se dialogu duhet të vazhdojë dhe taksa nuk hiqet”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.
“Kryeministri ka insistuar në dialog pa kushte, shumë ishte vështirë, por ai nuk lëvizi nga qëndrimi i tij për taksën”, kanë shtuar tutje burimet tona.
Në këto momente po vazhdon darka. /Ballkani.info/







