Ekipi i Kosovës për në ceremoni hapëse përbëhet nga 11 anëtarë, aq sa ishte numri i lejuar për ne.

Për shkak të garave dhe për të qenë më të pushueshme, në ceremoninë hapëse do të mungojnë kampionia olimpike, Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku.

Ekipit në ceremoni i prijnë flamurmbajësit: Xhudistët Nora e Akil Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi I misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi. /Ballkani.info