UFC
Ekipi i McGregorit e shau me fe islame Khabibin pas meçit
Përçarjet dhe sulmet e Khabib Nurmagomedovit dhe ekipit të tij ndaj Conor McGregorit pas meçit “UFC 299” vazhdojnë ende, pasi thuhet se ofendime ndaj fesë islame e kanë nxitur rusin ta shkaktojë përleshjen pas meçit.
Sipas uebsajtit TMZ, Dillon Banis, miku i ngshtë i McGregroit, e kishte quajtur “m*t mysliman” Khabibin gjatë meçit, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Zubaira Tukhugov, ish-luftëtar i UFC-së dhe mik i Khabibit, e ka pranuar përmes një videoje në rrjetet sociale se ai e kishte grushtuar McGregorin në kafaz.
“Ia theva kokën ashtu siç premtova, për të gjitha gjërat që i tha para meçit”, tha Tukhugov.