Egjiptiani i Arsenalit flet shqip, uron shqiptarët për 28 Nëntor
Mesfushori egjiptian i Arsenalit, Mohamed Elneny, ua ka uruar festen e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve dhe atë në mënyrë shumë të veçantë, pikërisht në gjuhën shqipe.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, bashkëlojtari i tij Elneny dëgjohet duke uruar për festen e Flamurit në gjuhën shqipe.
“Urime, urime krejt, urime!”, dëgjohet ai duke uruar në gjuhën shqipe.
Edhe vetë Mustafi – i cili është përfaqësues i Gjermanisë – ka uruar për 28 Nëntorin përmes një postimi në Instagram, duke thënë se iu bashkohet gjithë shqiptarëve në kremtimin e Ditës së Flamurit – festes kombëtare.
Mustafi ka lindur në Gjermani por prejardhjen e ka nga Gostivari.