Efekti Bendtner, klubit danez i shiten të gjitha fanellat

Dyqani i klubit të FC Copenhagen ka shitur zyrtarisht të gjitha fanellat dhe gjithçka është për shkak të nënshkrimit të ri, Nicklas Bendtner.

Ish sulmuesi i Arsenalit bashkohet me klubin e tij të vendlindjes nga kampionët norvegjez Rosenborg BK në një marrëveshje deri në fund të vitit, dhe ardhja e tij ka sjellur eufori te tifozët.

Në hapësirën prej 17 orësh, faqja e internetit e FC Copenhagen ra menjëherë dhe fanella vendasve për sezonin 2019/20 të klubit nuk janë më në dispozicion pasi ‘Bendtner 32’ u ble mijëra herë.

Pas një dite të ngarkuar në dyqanet e klubit, menaxheri Martin Nohr, tha se ata kurrë nuk kanë shitur kaq shumë fanella brenda 24 orësh.

“Ka pasur një interesim të madh në sigurimin e fanellës sonë të re vendase me ‘Bendtner 32’ në pjesën e pasme, që do të thotë që fanellat shiten në të gjitha madhësitë”, tha ai për BT.DK.

“Ne jemi në një nivel të paparë vitet e fundit kur bëhet fjalë për shitjen e fanellave, dhe ekziston një interes i madh për fanellat tona për momentin”.

“Asnjëherë nuk kemi shitur kaq shumë fanella në një ditë!”, potencoi Nohr.

loading…