Në pejë dyshohet se një edukatore e nje çerdhe private në qytetin e Pejës, ka ushtruar dhunë për disatën herë ndaj një fëmije. Nacionale mëson se, tashmë edukatorja është suspenduar nga puna.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë e ka konfrimuar për Nacionalen se eshtë ndaluar një edukatore me urdhër të prokurorit, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije dhe pas intervistimit nga zyrtarët policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, e njëjta është ndaluar për 48 orë.







