Edon Zhegrova shënon super gol për Baselin në Ligën e Konferencës

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Almaty dhe Basel, e vlefshme kjo për raundin e pestë të kualifikimeve në UEFA Conference League.

Gjigandi zviceran është në epërsi prej një goli, respektivisht duke udhëhequr me rezultat të ngushtë 3:2, ku protagonist është edhe ylli kosovar Edon Zhegrova.

Në fakt, Zhegrova u inkuadrua në minutën e 64’ të ndeshjes, ku iu deshën vetëm pesë minuta lojë për të shënuar golin e barazimit për Baselin.

Në minutën e 69’ Zhegrova shënon një super gol për ta barazuar rezultatin në 2:2 për Baselin.

Golin e Zhegrovës e gjeni më poshtë.