Ylli i Kosovës

Edon Zhegrova merr medalje nderi në qytetin Wervicq-Sud në Francë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhagrova po vazhdon me një paraqitje fantastike në kampionatin francez tek Lille.

Ai me formën e tij ka bërë që tifozët francezë të dashurohen me të teksa sot ai ka marrë një dhuratë të çmuar.

Zhegrova është nderuar me medalje nderi nga David Heiremans, kryetar i bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.

Zhegrovën në fundjavë e pret një tjetër sfidë e madhe ku do të ndeshet me kampionët e Francës, PSG-në. /Ballkani.info