Edon Zhegrova me veprim maestral trullos kundërshtarin VIDEO

Edon Zhegrova njihet për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme teknike. Ylli i ri kosovar e ka trullosur një kundërshtar me një veprim maestral, në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, Basel

Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë mjaft të mirë të karrierës së tij.

Ylli i ri kosovar po ka më shumë hapësira në ekipin e Baselit.

Kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi, ku përfaqësuesi kosovar luajti gjatë tërë ndeshjes kundër Luzernit.

Edhe pse ekipi i tij pësoi humbje, futbollisti kosovar ishte protagonist me lëvizjet dhe ekzibicionet e tij.