Edon Zhegrova dhuron spektakël, ja çfarë bëri në stërvitje e Kosovës (VIDEO)

Futbollisti kosovar ka bërë me lëvizje të mahnitshme në stërvitjen e së mërkurës në Kombëtaren e Kosovës.

Edon Zhegrova njihet si një futbollist spektakolar.

Futbollisti i ri i Baselit është grumbulluar në Përfaqësuese, me të cilën i ka zhvilluar dy seanca stërvitore.

Dhe, ish-futbollisti i Genkut e shfaqi talentin e tij në stërvitjen e së martës.

Mesfushori ofanziv i krahut e ka postuar një video në rrjetin social, Instagram, ku shihet duke bërë lëvizje magjike, të cilat nuk mund t’i bëjë çdo futbollist.

Zhegrova edhe në të kaluarën ka publikuar video ku shihet duke dhuruar spektakël me topin me finte të mahnitshme.

Zhegrova nuk e ka treguar ende veten tek Baseli, ku u transferua gjatë këtij dimri, por është i gatshëm për dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Danimarkës në miqësoren e 21 marsit dhe ndaj Bullgarisë më 25 mars në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Zhegrova e pati një vit fantastik në 2018-ën, ku shpërtheu tek “Dardanët”, ndërsa synon të vazhdojë ta japë kontributin e tij për Verdhekaltrtit edhe në vitin 2019.