Pas ndeshjes së mbrëmshme, ylli 19-vjeçar i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, e gëzoi në tifoz me nevoja të veçanta.

Edhe pse shpeshherë kritikohet për postimet e tij në rrjetet sociale, postimi i fundit i Edon Zhegrovës u pëlqye mjaft shumë nga tifozët kosovarë.

19-vjeçari e publikoi një fotografi të tij me këtë tifoz në llogarinë e tij në Instagram, bashkë me një fotografi tjetër, kur Zhegrova shihet duke i përshëndetur tifozët në tribuna.

Zhegrova ka marrë mjaft shumë kritika gjatë kohës së fundit, veçanërisht pas ndeshjes kundër Danimarkës, mirëpo futbollisti i huazuar në Basel nga Genku ka bërë të ditur se atij nuk i pengojnë këto kritika.

“Nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka qenë problem për mua, ata munden me japë kritika tërë ditën, por unë vazhdoj me punu dhe me dhanë maksimumin për ekipin”, ka thënë Zhegrova, në një paraqitje për televizionin publik.

Zhegrova luajti 45 minuta në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, e cila përfundoi me rezultat 2;1, ndërsa luajti vetëm 31 minuta në barazimin 1:1 kundër Bullgarisë, mbrëmë në “Fadil Vokrri”.

Më shumë minuta lojë Zhegrova nuk i grumbulluar as në Basel, prej kur u transferua nga Genku, më 4 shkurt të këtij viti. Ai i ka bërë dy paraqitjen në Super Ligën e Zvicrës, gjatë së cilave ka luajtur vetëm 31 minuta.