Edicioni i ri i Premier Leagues fillon më 12 shtator

Edicioni 2020\2021 i Premier Leagues së Anglisë në futboll do të fillojë më 12 shtator. Kjo është bërë e ditur të premten.

Ndërkohë edicioni i ardhshëm pritet të përfundojë më 23 maj të vitit të ardhshëm.

Edicioni i ri nuk nis si zakonisht për shkak të ndërprerjes së gjatë në këtë edicion. Ndërpreja ka ardhur për shkak të pandemisë COVID-19.