Edi Rama përmbyll takimet në Kosovë me drekën me Behgjet Pacollin

Kryeministri shqiptar Edi Rama po i përmbyll takimet e tij me liderët shtetërorë dhe partiakë në Kosovë me takimin me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli.

Pas këtij takimi, Pacolli do ta qerasë Ramën me një drekë në hotelin e tij luksoz në Prishtinë – ku edhe është akomoduar kryeministri shqiptar.

Para largimit nga Prishtina për në Tiranë, shefi i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova.

Përpos takimit me Pacollin, agjenda e Edi Ramës për ditën e sotme ka përfshirë takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti.