Sot Partia Demokratike ka publikuar një video ku sulmon kryeministrin Edi Rama për dështim pas situatës së tërmetit të 26 nëntorit.

Në video tregohen njerëzit që ende janë të strehuar në çadra verore edhe pse jemi në pikun e dimrit.

“Edi na shih në sy dhe prano dështimin tënd”, thuhet në zërat protagonist të videos.

Kujtojmë që tërmeti i rënë në Shqipëri mëngjesin e 26 nëntorit solli 51 viktima dhe mijëra të tjerë humbën shtëpitë e tyre.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1027650907600244/