Edhe sonte ka aksion të policisë dhe inspektoratit në qytetet e Kosovës, merr pjesë edhe ministri Zemaj

Edhe sot në Prishtinë është duke vazhduar aksioni i policisë dhe inspektoratit për të monitorimin e zbatimit të masave anti-covid të përcaktuara nga Qeveria.

Pos kryeqytetit, mësohet se aksione të tilla janë duke vazhduar edhe sonte në qytetin e Fushë Kosovës. Ata veçse kanë shkuar në rrugën “Dardania” për të filluar inspektimet.

Cak janë kafenetë të cilat nuk po e respektojnë rregulloren e ministrisë.

Në aksionin e Fushë Kosovës po merr pjesë edhe vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. /Ballkani.info/