Sondazhi

Edhe pse që 3 vjet i mbyllur në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon të jetë i renditur lartë si politikan që e sfidon Albin Kurtin

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting, për matjen e opinionit publik se kush nga këta persona po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës do të printe e para në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Sipas elektoratit, në vend të dytë është listuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me 17.4 për qind, duke lënë pas kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me 16.3 për qind.

Kështu bën të ditur Drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini, ka përfshirë disa pyetje.

“Fatmir Limaj po bën opozitë 3.6 për qind, Vjosa Osmani 8.3 për qind, Ramush Haradinaj 16.3 për qind, Memli Krasniqi 17.4 për qind, Lumir Abdixhiku 29.6 për qind, Hashim Thaçi 10.4 për qind, Kadri Veseli 2.8 për qind, dikush tjetër 11.5 për qind”, thekson Panduri.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor dhe nga data 23 dhjetor.

BONUS VIDEO: Për çfarë po proteston opozita në Serbi?