Kufiri
Edhe policët e mbrojtjes së afërt ndikohen nga Haradinaj, merren me politikë (FOTO)
Liderët e shtetit të Kosovës sikur në çdo vend tjetër mbrohen 24 orë nga policia, qofshin ata civil nga mbrojtja e afërt, qofshin me uniformë.
Edhe kryeministri Haradinaj e ka tretmanin e njëjtë sikur çdo lider. Ai ruhet 24 orët nga policët e Kosovës.
Ata janë me të në çdo aktvitet, në çdo kohë, prandaj edhe mund të lidhen emocionalisht…
Megjithatë, policët që i shkojnë pas Haradinajt apo secilit lider tjetër, janë të kufizuar dhe e kanë të ndaluar të japin komente politike.
Mirëpo, duket se emocionet e kanë përfshirë njërin nga policët që kujdeset për Haradinajtn, shkruan Ballkani.info.
Bëhet fjalë për policin Fatos Sylaj, i cili nuk heziston që të jap komente politike në llogarinë e tij në Facebook.
Ai duket se është ndikuar nga “shefi i tij”, Haradinaj, dhe e ka publikuar një citat të kryeministrit ku ju shpreh ngushllime atyre aty që “pretendojnë për ndryshimin e kufijve”.