Edhe PDK-ja i dorëzon nënshkrimet, 93 deputetë gati ta shpërndajnë Kuvendin më 22 gusht

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka pranuar edhe nënshkrimet e 23 deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot, e kam proceduar mocionin për seancë të jashtëzakonshme me datë 22 gusht, me qëllim të shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, sipas dakordimit të mëhershëm me të gjitha grupet parlamentare”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi për Ballkani.info.
Ai tha se sot janë protoklouar nënshkrimet e të gjitha partive.

“Janë 93 nënshkrime të deputetëve nga PDK, LDK, VV, AAK, PSD dhe NISMA të cilat zyrtarisht janë protokoluar sot”, tha Krasniqi.

Dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së ishte parlajmëruar të premten.

“Jemi pajtuar edhe me disa nga grupet e tjera parlamentare që t’i dergojmë nënshkrimet bashkë të martën, bashkë me mocionin për seancën e 22 gushtit”, kishte thënë Krasniqi për Ballkani.info.
Për shpërndarjen e Kuvendit duhen të votojnë 2/3 e deputetëve apo minimalisht 80 deputetë. /Ballkani.info/

loading…