Aleksandër Vuçiq

Edhe pak ditë hyjnë në fuqi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, preket edhe Serbia

Nga 5 dhjetori, Serbisë do t’i ndalohet importi i naftës ruse përmes tubacionit kroat Janaf (Gazsjellësit Adriatik), si pasojë e hyrjes në fuqi të paketës së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Megjithëse disa vende të Bashkimit Evropian u përjashtuan nga ndalimi i importit të naftës Ruse, Serbisë nuk iu dha një mundësi e tillë.

Pavarësisht sanksioneve, raporton e përditshmja serbe Nova.rs, ministria e minierave dhe energjetikës ka deklaruar se pas datës 5 dhjetor qytetarët serb do të mund të llogarisin në furnizimin e sigurt me naftë.

“Pas datës 5 dhjetor, kur do të hyjë në fuqi paketa e tetë e sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, do të sigurohet dërgesa pa probleme e të gjitha llojeve të naftës që disponohen në tregun e lirë, gjë që do të ruajë sigurinë e furnizimit të rafinerisë së Pançevë”, ka thënë ministra e minierave dhe energjetikës në Serbi, raporton Nova.rs.

Vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në Serbi kishte zemëruar mjaftë shumë liderët serbë.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, disa vende të BE-së janë të përjashtuara nga ky ndalim dhe e njëjta ishtë dashur të zbatohet edhe për Serbinë.

Për këtë Vuçiç, pati fajësuar Kroacinë.

Shtetet e Bashkimit Evropian, më 5 tetor, patën votuar për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë kufizimin e çmimeve të naftës ruse të eksportuara nga vendet e treta.