Shefi i stafit të këshilltarëve të kryeparlamentarit Glauk Konjufca i është bashkëngjitur zyrtarëve të lartë të qeverisë aktuale në lagjen më luksoze të Prishtinës “Marigona Hill”.

Ilir Kërçeli i cili është njeriu më i afërt i Glauk Konjufcës në Kuvend si shef i stafit e që e kishte këshilltar edhe në Ministri të Punëve të Jashtme, ka konfirmuar në Agjencinë Anti Korrupsionit se ka blerë banesë terracier në lagjen “Marigona Hill”.

Në zgjedhjet parlamentare Ilir Kërçeli ka qenë edhe kandidat për deputet nga Vetëvendosje por nuk ka arritur ti marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

Por edhe si këshilltar i Konjufcës ai paguhet mjaftueshëm nga buxheti i Kuvendit ku ka deklaruar se po merr pagë 1750 euro neto në muaj apo 21000 euro në vit.

Ndryshe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para se të fitonte zgjedhjet ka kritikuar ashpër pagat e larta të zyrtarëve publik dhe i ka sulmuar vazhdimisht ata që jetonin në lagje luksoze.