Edhe pse numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka filluar të shënojë rënie, viktimat nga ky virus pothuajse çdo ditë po shtohen.
Siç bëhet e ditur nga mediet në këtë vend, brenda 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga kjo pandemi, duke çuar në 56 numrin total të të vdekurve.
Ndërsa, 28 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, me çka numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1 mijë e 269.
Maqedonia e Veriut po vazhdon të jetë njëra ndër vendet fqinje më të prekura me virusin korona, e cila ka më së shumti raste pas fqinjit verior, Serbisë.







