Derisa Ramiz Krasniqi, Bylbyl Sokoli, Albert Bunjaki, por edhe Afrim Tovërlani e Gani Sejdiu, janë emrat e kosovarëve më të përfolur në ambientet e FC Prishtinës për postin e trajnerit, kjo nuk do të thotë se klubi bardh e kaltër ka hequr dorë nga zakoni i vet i vjetër për të sjell eventualisht edhe një trajner të huaj.

Gazeta Express mëson se bardhekaltrit në opsion e kanë edhe një trajner italian. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Partizanit të Tiranës, Adolfo Sormani.

Ky i fundit ka punuar në disa klube, por vlen të përmendet angazhimi i dikurshëm i tij te të rinjtë e Juventusit dhe Napolit, por ka qenë asistent edhe në Watford.

Express mëson se FC Prishtinës i është afruar edhe një trajner maqedonas.

Prishtina shumë shpejt do të takohet me Josën për ta zyrtarizuar ndarjen.